Kuvendi mban nesër seancë

 
Nesër nga ora 10:00, Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare.
Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në rend dite janë tri pika.
“Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare”, ka njoftuar zyra për medie e Kuvendit.
Kjo seancë do të zhvillohet pa prezencën e gazetarëve.
“Në funksion të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19 dhe në respektim të rekomandimeve të institucioneve gjegjëse, ju njoftojmë se në këtë seancë nuk do të ketë prezencë të mediave në galerinë e sallës plenare të Kuvendit. Mediat megjithatë mund të qëndrojnë në hapësirën e përcaktuar në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës./21Media

Back to top button