Kuvendi nesër mban debat mbi sigurinë në Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në vazhdimin e seancës plenare ku në rend dite është edhe debati mbi situatën e sigurisë në vendin tonë.
Këto janë pikat e rendit të ditës të seancës, e cila do të fillojë në orën 10:00:
Rendi i ditës:
3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin shëndetësor,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për produkte dhe pajisje medicinale,
12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetësi publike,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
17. Emërimi i dy anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.

Back to top button