Kuvendi një minutë heshtje për Madeleine Albright

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Me propozimin e kryetarit Glauk Konjufca, ligjvënësit kanë mbajtur një minutë heshtje për ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.
Albright ka vdekur të mërkurën, në moshën 84-vjeçare. Ajo ka qenë në sekretare e Shtetit në kohën kur janë kryer sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që kanë çuar në çlirimin e Kosovës./21Media

Back to top button