Kuvendi sërish me mungesë kuorumi

Nuk kaloi Ligji për Miniera, por u miratua Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale

Sot gjatë sancës plenare, në rend të ditës ishin 13 pika për shqyrtim por, Kuvendi i Kosovës sërish ka mungesë të kuorumit. Për këtë arsye nuk kaloi ligji për miniera dhe minerale dhe as propozim-rezoluta për arrestimin e aktivistëve të Vetëvendosjes.

Megjithatë, kaloi një ndër ligjet me të diskutuara kohëve të fundit, ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale. Me 63 vota për dhe 4 abstenime ky ligj mori dritën e gjelbër nga deputetët, shkruan rtv21.tv.

Me këtë rast pasi që kërkoi fjalën disa herë dhe nuk iu dha, deputeti, Nait Hasani, i cili pati këruar përmes një amandamenti shkurtimin e dënimeve, e lëshoi sallën. Mosmiratimi i këtij ligji për disa seanca pati nxitur reagimin e ndërkombëtarëve por edhe presidentit të vendit.

Vetëm ministrja e Integrimeve Evropiane dhe një zëvendësministër po marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ndërsa kabineti tjetër qeveritar, nuk është prezent në sallën e Kuvendit./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button