Kuvendi sot debaton për bisedat e Kusari-Lila me Radoiçiqin

Sot nga ora 12:00 Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Në rend të ditës është debati që kanë kërkuar opozita, lidhur me bisedat e shefes se Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me terroristin Milan Radoiçiq.
Edhe dje gjatë seancës pati debate lidhur me këtë temë, mirëpo meqë nuk u miratua që të mbahet debati, opozita lëshoi sallën.