Kuvendi voton transformimin e FSK-së në Ushtri (Studio e hapur RTV 21)

Sot po bëhet ushtria

Kuvendi i Kosovës sot është mbledhur për të votuar tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.

Rendi i ditës së kësaj seance është:

1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes
2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ndërsa ceremonia në Ministrinë e FSK-së do të mbahet nga ora 17:00.

Ndërkohë, dita e sotme nga liderët e vendit dhe bashkësia ndërkombëtare veçanërisht Amerika është cilësuar si ditë historike për Kosovën. Në ditën kur po pritet votimi i ushtrisë së Kosovës, sheshi i Prishtinës është mbushur me flamuj të shteteve mike.    Me flamuj amerikanë është mbushur edhe Mitrovica.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është themeluar në vitin 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit. FSK është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, ndërsa paraprakisht me përfundimin e luftës ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Transformimi i FSK-së në ushtri vjen 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një hap i tillë nuk arriti të realizohet deri më tani për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë. Kështu, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për FSK-në ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së./21Media

Back to top button