Kuvendi zgjedh anëtaren joekzekutive të Bordit të BQK-së

Kuvendi i  Kosovës ka zgjedhur Arta Hoxhën, anëtare joekzekutive të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Hoxha është zgjedhur në raundin e dytë të votimit dhe ka marr 47 vota, ndërsa kundërkandidati i saj në këtë raund Valdrin Kasumaj, ka marr 35 vota.

Në raundin e parë në garë kanë qenë edhe Afrim Atashi, Enver Bajçinca e Florim Peci, por që nuk kanë marr votat e mjaftueshme.

Gjatë kësaj seance Kuvendi ka formuar edhe Komisionin ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb dhe një nga komuniteti shqiptar.

Back to top button