Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media.

Drita Morina, Besnik Berisha, Luljeta Krasniqi-Aliu dhe Hysni Mustafa janë anëtarët e rinj nga komuniteti shqiptar.

Ndërkaq, nga komunitetet jo shumicë, janë zgjedhur Suada Gjokoviq dhe Serpin Emrushi.

Ndërsa, sa i përket mandatit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ai bëhet me short.

Back to top button