Kuzhinieri me famë ndërkombëtare thotë se hapat e parë i mori nga ‘tenxheret e nënës plakë’

Faruk Neziri, kuzhinier me famë ndërkombëtare disa herë ka fituar çmime prestigjioze në Itali.
Neziri njihet për artin e tij në kuzhinë, produktet fantastike dhe vulën e tij në çdo pjatë që përgatitet nga ai.
Por, ku u trajnua për të arritur deri këtu, kampioni i kuzhinës italiane, gastronomi me famë ndërkombëtare, Faruk Neziri tregoi për emisionin “N’maje t’Gjuhës me Xherin” në RTV21.
“Po me siguri tek tenxheret e nënës plakë. Ne jemi me gjenerata në botën e gatimit pavarësisht në pastiçeri apo kuzhina, e kam thënë shumë shpesh herë me të vërtetë këtë rrahjen e ‘okllagisë’, mbaj mend kur nëna plakë i bënte petët dhe si fëmijë ai tingulli të futet në kokë dhe të mbetet në memorje. Dhe vit pas viti interesi që kam pasë ndaj punës sime është zhvilluar”, ka thënë ai./21Media
