KV Peja niset drejt Turqisë për Kupën Ballkanike

Kampioni i Superligës dhe Kupës së Kosovës në volejboll, KV Peja, meshkujt, ka marrë rrugë drejt Turqisë aty ku do garojë për Kupën Ballkanike mes datave 20-21 shtator.
Federata e Volejbollit të Kosovës bëri të ditur se do të njoftojë me kohë për agjendën e ndeshjeve.
Federata i uron fat dhe përfaqësim sa më dinjitoz Pejës në këtë kompeticion./21Media

Back to top button