Ky çift i njohur turk është duke kaluar pushimet në Shqipëri

Aktori i njohur turk, Burak Ozçivit është padyshim një prej personazheve më të dashur të publikut shqiptar. Ylli i serialeve turke ka tërhequr vëmendje me postimet e fundit. Mes vendeve të bukura të Turqisë, Stambollit, Ankarasë, Bodrumit apo edhe dhjetëra të tjerave, aktori ka zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi relaksuese.

Jehonës së madhe të zhvillimit të vrullshëm të turizmit në Shqipëri, me vendet piktoreske, kulinarinë e pasur dhe ujërat e kulluar, duket se kanë joshur jashtë mase aktorin turk.

Në një postim të fundit në llogarinë  e tij në “Instagram”, Burak Ozçivit ka ndarë me ndjekësit një foto, teksa duket i ulur në një stol në aeroport. Kuptohet qartë që është nisur për diku, po ku?!

Nga aeroporti i Stambollit, u dhanë sinjalet e para se aktori do të shkonte me pushime.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Burak Özçivit (@burakozcivit)

Po kujt ia kishte marrë mendja se destinacioni, do të ishte Shqipëria dhe më pas vendi i bukur bregdetar, Vlora, që gjithnjë e më shumë po kthehet në “magnet” për turistët e huaj.

Ishte një “InstaStory” e një restoranti në Vlorë, ajo që zbuloi se aktori ndodhet pikërisht. I buzëqeshur, me një veshje sportive dhe shumë të thjeshtë aktori pozon krah stafit të një restorantit.

Por, Shqipërinë aktori nuk e eksplorojë i vetëm! Bashkë me të drejt Shqipërisë ka udhëtuar edhe partnerja e tij Fahriye Evcen, e cila ka ndarë me ndjekësit disa “InstaStory”, ku tregon momentet relaksuese.

Vizita e aktorit turk Burak Özçivit në Shqipëri është më shumë se një rastësi, apo një ndalesë pushimi është një mesazh i fortë, që tregon se bregdeti shqiptar po ngjitet në listën e destinacioneve më tërheqëse të Mesdheut.

Të shohësh një emër kaq të njohur duke shijuar qetësinë e plazheve tona nuk është vetëm një moment krenarie për vendasit, por edhe një sinjal se Shqipëria po kthehet në zgjedhjen e preferuar për ata që kërkojnë bukuri natyrore, relaks dhe stil.

Back to top button