Ky është kuptimi i emrit të djalit të Dafina Zeqirit

Dy ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri dhe partneri i saj Kreshnik Gjergji, u bekuan me ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Daskan – një emër që ka ngjallur menjëherë kuriozitet dhe vëmendje në rrjet.
Ditën e sotme, Kreshniku ka ndarë për herë të parë kuptimin e këtij emri të rrallë.
“Daskan – emër me rrënjë ilire, që mbart forcën e burrërisë, nderit dhe udhëheqjes. Një emër që tingëllon lashtësi, si zëri i një prijësi fisnor,” ka shkruar ai në Instagram.
