Ky është mjeku më i moshuar në botë që vazhdon të punojë

Dr. Howard Tucker është neurolog nga Cleveland, Ohio e SHBA-ve.

Ajo që e bën të veçantë tregimin për këtë mjek është se përgjegjës të librit të rekordeve botërore Ginis e vlerësuan “mjeku më i moshuar në botë që vazhdon të punojë”.

Tucker është 100 vjeçar. Ai shërbeu si shef i repartit të neurologjisë gjatë luftës në Kore.

Ky 100 vjeçar në intervista për media ka treguar rreth jetëgjatësisë së tij. Ai ka treguar se kur u lind në vitin 1922, mesatarja e jetëgjatësisë së personaneve në SHBA ishte 58 vjet për gra e 61 për meshkuj.

Ai ka treguar se pyetja më e shpeshtë që i parashtrojnë njerëzit është se çka ndikon në jetëgjatësinë e tij, ndërkaq ai ua kthen se këtu ndikojnë gjenet e mira dhe pak fat. Megjithatë ka edhe rregulla jetësore që ndikojnë në këtë.

Tucker ka treguar se ditët nuk i kalon kot, por angazhohet me punë. Ai ka thënë se punon që 75 vite, e madje është zgjedhur mjeku më i moshuar në botë.

Tucker ka treguar se edhe gruaja e tij Sara është 89 vjeçe, dhe se edhe ajo është psikiatre. Ai gjatë pandemisë së COVID-19 ka trajtuar pacientë.

Kur nuk punon, kalon kohën me fëmijët e tij dhe nipërit e mbesat.

Tucker ka thënë se nuk ia lejon vetës të dalë nga ritmi i jetës. Ai merret me not, me vrapim, hajking, skijim e sporte të tjera.

Sipas tij, personi që ec në natyrë së paku 15 minuta, ndalon rrezikun për vdekje të parakohshme për 25 për qind.

Tucker ka thënë se nuk pi duhan. Ai ka treguar se në vitet e 30-ta i kshte thënë babait të tij se do të fillonte të pinte duhan, por babai i tij kishte reaguar me këto fjalë “pse njeriu do të fuste ajër të ndotur në mushkëri kur jeta është kaq e shkurtër”. Kështu ai e ka harruar duhanin.

Sa i përket ushqimit, Tucker ka treguar se ushqehet shëndetshëm, se Sara përgatitë ushqime të shëmdetshme, se në çdo vakt ha sallatë.

Sipas tij, për jetëgjatësi nuk ka sekrete. Njeriu jeton çdo ditë dhe dikur vdes, andaj vetëm duhet të jemi të kujdesshëm me vetën, ta trajtojmë si duhet.

Për neurologun 100 vjeçar Howard Tucker është duke u realizuar një dokumentar që flet për jetën e tij, ku edhe ai vet rrëfen për të./21Media

Back to top button