Ky është parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme shiu. Kështu njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në parashikimin e dërguar të dielën.

“Vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të theksuara në pjesën e dytë të javës. Temperaturat do të luhaten nga vlerat mbi 30°C në fillim të javës deri në 23°C në fundjavë. Do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit, moshat e shtyra, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike mbeten më të rrezikuar”, thuhet në parashikimin e IHMK-së.

Të hënën, sipas IHMK-së, moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16°C, ndera maksimalja do të shkoj deri 31 – 35°C.

Të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 14 e 17°C, ndërsa maksimale: 28 – 32°C.

Të mërkurën, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu. Temperaturat minimale: 12 – 16°C, ndërsa maksimalja: 28 – 32°C. Era kryesisht do të fryj nga verilindja 1–6 m/s.

“Të enjten dhe të premten moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12 – 16°C ndërsa temperaturat maksimale: 26 – 29°C”, thuhet në raportin javor të IHMK-së.

Back to top button