Ky është titulli i rëndësishëm i “Avatar 3”

Regjisori James Cameron ka bërë të ditur titullin e filmit të ri “Avatar”.
“Avatar: Fire and Ash” është titulli i filmit të tretë me radhë të “Avatarit”. Ai vjen pas “Avatarit” të vitit 2009 dhe më pas i dyti, “Avatar: The Way of Water” më 2022.
Cameron bashkë me yjet, Zoe Saldana dhe Sam Worthington, dolën në skenë në një ceremoni të organizuar nga Disney në Kaliforni, për të dhënë detajet për filmin.
Përveç titullit, regjisori nuk ka treguar ndonjë video të shkurtër të tij.
Fansave do t’u duhet të presin një kohë të gjatë që të dalë në treg filmi i tretë i serisë së suksesshme fantastiko-shkencore. Vitin e kaluar, u njoftua se “Fire and Ash” nuk do të dalë deri në dhjetor 2025 – një vit më vonë se sa ishte planifikuar./21Media