Ky është urimi i veçantë që Ernest Zymberi ia bëri gruas për ditëlindje

Sot në shtëpinë e aktorit Ernest Zymberi ka festë. Bashkëshortja e artistit feston ditëlindjen.
Prandaj, në një ditë kaq të veçantë nuk ka munguar as urimi i bashkëshortit të saj.
Ernesti e ka uruar Lenën, duke i thënë se e do nga fillimi e fundi i gjithçkaje.
”Ka mjaftu nje sekond me kuptu se ti je ajo qe du. Nuk mjaftojne vitet per me shiju jeten me ty. Mara e Rroni e kan nje superNan’ dhe bashke na pret nje jete e mire e me shume dashni e kujdes per njeri tjetrin, si nje familje e lumtur me shume andrra e qellime se bashku. Urime ditelindjen jetë!”, ka shkruar Ernesti krahas fotografisë.

Kujtojmë që, Ernest Zymberi është i martuar me Lena Rexhepin dhe së bashku kanë dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, Marën e Rronin./21Media

Back to top button