Ky është urimi që i bëri Ylli së ëmës për ditëlindje

Sot nëna e këngëtarit, Yll Limani feston ditëlindjen. Lajmin e ka bërë të ditur vet artisti përmes një fotografie të postuar në instastory.
Ylli e ka uruar të ëmën që të jetojë sa më gjatë.
”Pika jem e dobët. Mami. Urime ditëlindja, jetofshë sa ma gjatë, të dua”, ka uruar Limani nënën e tij.

Ndryshe, përsa i përket jetës muzikore, Yll Limani më 17 korrik e ka publikuar projektin e tij të fundit të cilin e ka sjellur në bashkëpunim me këngëtarën, Elvana Gjata. Kënga titullohet ”E di dhe Marre”, dhe deri më tani ka marrë 6,306,255 klikime./21Media

Back to top button