Ky është zëvendësuesi i Koeman te Barcelona
Sergi Barjuan është emëruar trajner i përkohshëm i Barcelonës pas shkarkimit të Ronald Koeman.
Lajmi është konfirmuar nga klubi katalunas përmes një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare.
“Barcelona bën me dije se Sergi Barjuan, trajneri aktual i Barçës B, do të marrë provizorisht drejtimin teknik të ekipit të parë. Pozicioni i përkohshëm në stolin e ekipit të parë do të mbyllet sapo klubi të mbyllë punësimin e një trajneri të ri, pas shkarkimit të Ronald Koeman”, thuhet në komunikatën e klubit.
[ÚLTIMA HORA]
Sergi Barjuan, nuevo entrenador interino del FC Barcelona
Más información
▶ https://t.co/qqwNjTUjfb pic.twitter.com/WgxgqRlF2p
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) October 28, 2021