“Ky koalicion është i dështuar”
Opinionistja Laura Kryeziu në “Click” të RTV21 e ka quajtur koalicionin mes partive në pushtet si të dështuar.
Kryeziu ka thënë se temat si ajo e demarkacionit dhe e asociacionit të cilat nuk janë zgjidhur nga partnerët qeverisës gjatë gjithë kësaj kohe dhe të cilët janë krijuar për t’i quar këto procese përpara tregon se ky koalicion ka dështuar, shkruan rtv21.tv
Kryeziu po ashtu tha se opozita e cila është marrë gjatë gjithë kohës me këto dy qështje dhe identifikimin opozitarë e ka bërë përmes këto dy temave po tregon se problemi qëndron te votat që nuk i ka koalicioni qeverisës për t’i kaluar këto dy tema./21Media