”Ky vendim rrëzon përpjekjet e Serbisë për ta zbehur luftën për liri”

Ish presidentja i dëshiron mirëseardhje ish kryeministrit në Kosovë

Ish presidentja e Kosovës,  Atifete Jahjaga ka përshëndetur siç e ka cilësuar ajo, vendimin e drejtë të gjykatës në Francë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Kosova, edhe një herë ka treguar se është e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare. Ky vendim rrëzon përpjekjet e Serbisë për ta zbehur padrejtësisht përpjekjen dhe luftën për liri të qytetarëve të Kosovës dhe për ta minuar përparimin tonë si shoqëri”, ka shkruar Jahjaga në facebook.

Sot gjykata në Colmar të Francës vendosi që ta lirojë ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Kreu i AAK-së u ndalua në aeroportin e Bazelit në janar të këtij vitit nga autoritetet franceze, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia për, siç thuhet, krime lufte në Kosovë./21Media

 

 

Back to top button