Kylie Jenner dhe Travis Scott i bien ‘pishman’, ia ndryshojnë emrin e djalit

Kylie Jenner ka njoftuar se do të ia ndryshojë emrin vogëlushit të saj.
24 vjeçarja postoi një njoftim në Instagram të hënën, duke zbuluar se djali i saj, i lindur muajin e kaluar, nuk do të quhet më Wolf.
“Sa për informacionin tuaj emri i djalit tonë nuk është më Wolf”, shkroi Kylie, duke iu referuar fëmijës së saj të dytë me partnerin Travis Scott.
“Thjesht nuk ndiheshim sikur ishte ai. Thjesht doja ta ndaja sepse vazhdoj ta shoh emrin Wolf kudo”, shtoi ajo.

Nëna e dy fëmijëve nuk bëri të ditur emrin e ri të foshnjës së saj, apo nëse emri i tij i mesëm Jacques do të ndërrohet gjithashtu.
Njoftimi nga Kylie erdhi vetëm disa orë pasi ajo shfaqi premierë një video të re në YouTube, kushtuar djalit të saj, të titulluar “Për djalin tonë”.
Kylie Jenner dhe Travis Scott kanë gjithashtu një vajzë, Stormi, 4 vjeç./21Media

 

Back to top button