Kyreparlamantari Konjufca uron Vitin e Ri

Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e rastin e Festës së Vitit të Ri.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri! Viti 2020 sjelltë shëndet e mbarësi për secilin. Qoftë ky vit i mirëqenies për familjet tona. Të shpresojmë e të punojmë të gjithë së bashku që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Konjufca.

Glauk Konjufca është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive të 26 dhjetorit të vitit që po lëmë pas./21Media

Back to top button