Labinot Tahiri fejon djalin, pamje brenda ahengut

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri sonte ka festuar një moment të veçantë në jetën e tij personale – fejesën e djalit, Eltonit, me Ina Behlulin.

Me emocione të sinqerta, Labi ka ndarë urimet e tij duke e përshkruar këtë ditë si një fillim të ri të mbushur me dashuri, lumturi dhe bekime.

“🌹Elton Tahiri dhe Ina Behluli🌹 Urime nga zemra prej meje, mamit, Zanes dhe Edit. Qofshi gjithmonë të mbushur me gëzime, me dashuri e me të gjitha të mirat që Zoti i dhuron. Ashtu siç ia urojmë çdo të riu dhe çdo çifti që niset në këtë rrugëtim të bukur, edhe juve ua urojmë një jetë me lumturi, harmoni dhe bekime pa fund. 🙏 Ju bekoftë Zoti! ❤️ Ju duam shumë!”, ka shkruar Labi.

Back to top button