Labinot Tahiri publikoi këngën e re “Vallah”

 
Këngëtari Labinot Tahiri-Labi ka publikuar sot projektin e ri muzikor të titulluar “Vallah”.
Muzikën e ka bërë Bini Diez, tekstin e ka shkruar Donjeta, ndërsa për videoklipin është përkujdesur “Amia Studio”.
Labi ka falënderuar bashkëpunëtorët dhe publikun e tij përmes një shkrimi në Instagram, pas publikimit të këngës.
“Kënga e re nga unë, për ju që më qëndruat afër në bazë të vlerave që kam e të cilat ato i ndërtuam së bashku gjatë këtyre 20 viteve. Kënga ‘Vallah’, tanimë është para jush me zërin tim, temën e këngës dhe klipin i ri. Faleminderit bashkëpunëtorëve të mi deri në realizimin e këtij projekti, dhe faleminderit publik i dashur shqiptar”, ka shkruar Labi./21Media

Back to top button