Labinot Tahiri reagon pas deklaratave të Thaçit e Haradinajt

Tahiri ka thënë se Brukseli vendos, e jo Prishtina

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka reaguar pas deklaratave të kreut të shtetit, Hashim Thaçit dhe kreut të Qeverisë, Ramush Haradinajt, se në qershor mund të merret vendimi për liberalizimin e vizave. Tahiri ka thënë se Brukseli vendos, e jo Prishtina.

“O nuk ka liberalizim se nuk jem na këtu në Bruxel, po në Prishtinë. Ata atje vendosin. Megjithëse e kam mik të mirë, Kryeministrin Ramush Haradinaj, nuk pajtohem me ate se si po i jep afate se kur ndodh liberalizimi vizave!!! Po ashtu edhe Presidenti Thaqi paska thënë se në qershor ndodh Liberalizimi! E që nuk është ka i vje era Liberalizim, apo ndoshta kemi me dhënë akoma ndonjë gjë të madhe për liberalizim! Nuk i dihet!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tahiri ka thënë se për këtë vendosin ata “zotritë atje”.

“O qytetarë të vendit, nuk ka liberalizim të vizave fare, se nuk vendos as Presidenti Thaqi dhe as Ramushi, por vendosin ata Zotritë atje që erdhen dhe thanë votone Demarkacionin se ne kētë vit ndodh liberalizimi, e ata veq na i këputen shpresat, duke na thanë që mund të mos ndodh as në 2022 liberalizimi vizave! Ky është realiteti, ju mund të vazhdoni e të më shani, por sigurisht tani jam në ndjenjen e juaj si qytetarë veq me shikua seri se si keni prit e durua kaq gjatë me premtimeeeeee Boshe.”, ka shkruar më tej ai.

Tahiri në fund iu ka kërkuar që të rinjve t’iu ofrojnë vende pune.

“Po çfarë vizash te ….. more harrone! Kqyr rrasni rininë në punë qetu pari se ma shpresë nuk ka kush për kêtë vend! Hajt diten e mirë.”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë në një konferencë për medie ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave pritet në qershor, madje edhe më herët. Haradinaj ka thënë se presidenti ka të drejtë dhe se diku qershori është opsional.

Ndërkaq, presidenti Thaçi në një intervistë për një medium vendor ka thënë se në qershor do të merret vendimi për liberalizimin e vizave./21Media

Back to top button