Laboratori hematologjisë vjen donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe

Në Prishtinë shumë shpejt do të nis ndërtimi i laboratorit të hematologjisë.

Kjo është bërë e ditur nga këshilltarja e të parës së vendit, Donika Kadaj Bujupi përmes një postimi në Facebook.

‘’Sapo morëm konfirmimin për një donacion të jashtëzakonshëm nga Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation për ndërtimin dhe pajisjen e një laboratori të hematologjisë në Spitalin Pediatrik “H.H Sheikha Fatima bint Mubarak” në Prishtinë’’, ka shkruar ajo.

Kadaj-Bujupi tutje ka bërë të ditur se ky projekt vjen si rezultat i përkushtimit të vazhdueshem të Presidentes Osmani dhe ekipit të saj, në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për sistemin tonë shëndetësor.

Po ashtu është bërë e ditur se në kuadër të kësaj mbështetjeje, së shpejti pritet edhe dorëzimi i pajisjeve mjekësore për Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe QKUK-në. /21Media

Back to top button