Lady Gaga e filloi turneun “The Chromatic Ball” në Gjermani

Kaluan më shumë se dy vite që prej se Lady Gaga lansoi albumin e pagëzuar “Chromatica”. Ajo tani filloi turneun për promovimin e tij.
Ky yll muzike, turneun “The Chromatica Ball” e filloi në Düsseldorf të Gjermanisë. Ajo për herë të parë në këtë koncert këndoi live këngët: “Alice”, “Replay”, “Sour Candy”, ‘Babylon”, “Free Woman” dhe “Enigma”.
Gaga në skenë veshi disajne nga Alexander McQueen, të punuara nga një radhë materialesh, siç është lëkura.
Në hapje të koncertit, Gaga performoi këngën “Bad Romance”
Këngët tjera që i performoi në këtë koncert janë edhe: “Shallow”, “Always Remember Us This Way”, “Hold My Hand” e të tjera.
Gaga muajin e ardhshëm do të vazhdojë turneun në Amerikën Veriore./21Media

Back to top button