Lady Gaga pritet të luajë krahë Phoenix në “Joker 2”

Lady Gaga është në bisedime për të luajtuar në rolin e Harley Quinn në vazhdimin e “Joker”.
Në këtë rast, Gaga do t’i bashkohej Joaquin Phoenixit, i cili fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë.
Një burim ka bërë të ditur se filmi ku Gaga do t’i bashkohet kastit quhet “Joker: Folie a Deux”.
Interpretimi i këngëtares në këtë film do të ishte krejtësisht ndryshe nga rolet e mëparshme të saj si në “House of Gucci”, “Birds of Prey”, “A star is born” etj.
Phoenix është konfirmuar se do të rikthehet ta luajë Arthur Fleck-un në pjesën e dytë të filmit.
Kujtojmë që, pak ditë më parë regjisori Todd Phillips konfirmoi se do të ketë një “Joker 2”.
“Joker” është film i inspiruar nga “Taxi Driver”, “The King of Comedy”./21Media

Back to top button