Lagjja e Spitalit dhe Mati 1 pa ujë

 

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit të Prishtinës ka bërë të ditur se pa ujë të pijshëm kanë mbetur Lagjja e Spitalit dhe Mati 1, pasi një gyp është dëmtuar nga një kompani.

KRU “Prishtina” tutje ka njoftuar se përderisa Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit kanë dalë terren për sanimin e dëmtimit, me ç ‘rast pritet të sanojnë shpejt./21Media

Back to top button