​Lahuta në UNESCO, komuniteti i bartësve propozon masat mbrojtëse

Grupi i ekspertëve, komuniteti i rapsodëve dhe bartësve të mjeshtërisë së bërjes së lahutës, ardhur nga Malësia e Madhe, Tropoja, Puka, Lezha e Mirdita, u mblodhën në Shkodër, në një takim në kuadër të përgatitjes së nominimit të dosjes së Lahutës në #UNESCO.

Sic njofoton ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Markariti kjo nismë është ndërmarrë nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim The_AADF.

“Mbështetja e lahutarëve me qëllim përcjelljen e dijebërjes së këtij instrumenti, transmetimin e traditës së të kënduarit me lahutë tek brezat e rinj, plotësimin e një harte të arealit ku ruhet lahuta tradicionale ishin disa nga masat mbrojtëse të propozuara nga komuniteti i bartësve.”, shkroi Margariti./21Media

Back to top button