Lajçak bisedon për dialogun me kryediplomatin e Lituanisë e cila kryeson Komitetin e Ministrave të KiE

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. Lajçak bëri të ditur se më të ka biseduar për gjendjen e dialogut.
“Sot takova ministrin e Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis. Ne diskutuam për situatën aktuale politike në dialog dhe prioritetet në rolet tona respektive”, ka shkruar Lajçak në X.
Të martën Lajçak bashkë me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell, pritën në takime kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq, por që një takim trilateral nuk u realizua.
Landsbergis është edhe president i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
I njëjti para disa ditësh ishte takuar edhe me ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovësm, Donika
Gërvalla. Ajo pat njoftuar ka folur me të për procesin anëtarësues të Kosovës në KiE.
“Përmbyllja e procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës pas mbështetjes prej 82% të votave që i dha Asambleja e Përgjithshme anëtarësimit në KiE dhe fuqizimi i bashkëpunimit në rrugën euroatlantike të Kosovës, ishin temat kryesore të takimit që patëm me Ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, njëherit, President i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Gabrielius Landsbergis. Bashkë me Nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe Ambasadorin Lulzim Hiseni e uruam Ministrin Landsbergis për marrjen e Presidencës së Këshillit të Evropës dhe shprehëm mirënjohje të thellë për mbështetjen që Lituania i ka dhënë Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, kishte bërë të ditur Gërvalla./21Media