Lajçak: Dialogu ishte fokusi im primar në dy javët e fundit

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçakt dha detaje rreth punës së di në dy javët e fundit për të cilat tha se ishin një “vorbull e përpjekjeve diplomatike të fokusuara në avancimin e normalizimit të marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Lajçak foli edhe për takimin në Bruksel me kryenegociatorët, atë të Kosovës dhe Serbisë.

“Ndonëse nuk arritëm të pajtoheshim për agjendën e një takimi trepalësh, ne kemi diskutuar për çështje politike dhe teknike dhe kemi përshkuar hapa të rëndësishëm vijues për të udhëhequr diskutimin tonë të ardhshëm. Ndërsa dialogu ishte fokusi im primar në dy javët e fundit, unë mora pjesë edhe në disa aktivitete tjera. Nga Beogradi, vazhdova në Paris për t’u takuar me kolegët nga Ministria e Jashtme e Francës dhe me mikun tim të mirë Emmanuel Bonne, këshilltar i presidentit Emmanuel Macron. Ne u fokusuam në zhvillimet më të fundit në dialog për normalizim të marrëdhënieve, duke u siguruar që se jemi në një linjë në rrugën përpara”, shkroi Lajçak në Facebook.

Ai poashtu njoftoi s se do të niset për në New York për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara./21Media

Back to top button