Lajçak: Dialogu të vendoset mbi politikat ditore partiake
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, i dërguari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime me liderët opozitarë.
Pas takimeve, Lajçak ka dhënë detaje në disa postime në Twitter.
Lajçak, theksoi se iu tregoi liderëve opozitarë se Bashkësia Ndërkombëtare do ta vendos Dialogun mbi politikën e përditshme.
“Në ditën e dytë në Kosovë, u takova me liderët e partive opozitare për të shpjeguar Marrëveshjen, si dhe hapat e ardhshëm. Gjithashtu shpreha pritshmëri të qarta nga Bashkësia Ndërkombëtare për ta vendosur Dialogun mbi politikën e përditshme partiake, veçanërisht në këtë moment kritik”, ka shkruar Lajçak në Twitter./21Media