Lajçak informon SHBA-të dhe BE-në për vizitën në Kosovë

 

Përfaqësuesi i Posaçёm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak i ka informuar shtetet anëtare të BE-së për vizitën e tij treditore në Kosovë.

Ai thotë të kenë rënë dakord që dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova Shtetet Anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

ë Prishtinë, Përfaqësuesi i Posaçёm Lajçak zhvilloi takime me Presidenten nё detyrё Vjosa Osmani, Kryeministrin nё detyrё Avdullah Hoti dhe liderët e partive politike, përfshirë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe për të theksuar rëndësinë e unitetit në Dialog pёrtej linjave partiake./21Media

Back to top button