Lajçak: Kurti dhe Vuçiq do të takohen në shtator

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak ka njoftuar se sot në Bled të Sllovenisë, kishte një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak ka shkruar se temë e tyre kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e takimit të radhës të dialogut të nivelit të lartë mes Kurtit dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq, , i cili do të mbahet në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës të 3 qershorit.

Dyshja po ashtu diskutuan për procesin e dialogut dhe rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj pa kushtëzime.

Back to top button