Lajçak me një njoftim përmbledhës tregon për takimet me O’Brien e Kasanof dhe Kurtin e Osmanin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka bërë një përmbledhje të takimeve që ka zhvilluar në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.
Ai ka treguar për pjesëmarrjen e tij në drekën tradicionale të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar t për Ballkanin Perëndimor,
Po ashtu ka njoftuar për takimet me Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, James O’Brien, Emisarin e ShBA- së për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, si dhe nga takimi me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.
“Sapo u ktheva nga një javë intensive në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork! Unë pata mundësinë të përfshihem në diskutime kuptimplota rreth multilateralizmit, ndërtimit të paqes dhe Ballkanit Perëndimor brenda dhe jashtë ndërtesës së OKB-së. Përveç bisedave me miqtë dhe partnerët, mora pjesë gjithashtu në drekën tradicionale të Ballkanit Perëndimor me liderët nga rajoni të organizuar nga HR/VP dhe fola në Samitin e Ndikimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të WEF-së”, ka shkruar Lajçak./21Media