Lajçak me Palmerin flasin për dialogun Kosovë-Serbi

 

I Dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer me të cilin tha se ka diskutuar për dialogun.

“I gëzuar që mirëprita shokun tim të mirë, Matthew Palmer në Bruksel sot. S’ka qenë surprizë që ne biseduam për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak.

Në muajin qershor pritet të mbahet një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të BE-së, ka nisur më 2011 në Bruksel. /21Media

Back to top button