Kaloni te përmbajtja kryesore

Lajçak: Më vjen keq që dështoi takimi trepalësh mbetem në dispozicion që të vazhdojmë në javët në vijim

Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak pas dështimit të takimit trepalësh në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka shkrehur zhgënjimin e tij që s’kanë arritur të adresojnë çështjet më kryesore në një takim trepalësh.

Në ‘X” Lajçak ka shkruar se është i gatshëm që t’i presë palët në Bruksel gjatë javëve në vazhdim.

“Prita sot në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime të ndara. Më vjen keq që nuk i trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbetem në dispozicion të Palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, ka shkruar Lajcak./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button