​Lajçak në darkë pune me Bislimin

(Lajm i përditësuar)
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet sonte me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi. Kështu konfirmoi për portalin rtv21.tv, Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit. Ai tha se Lajçak dhe Bislimi do të takohen për një darkë pune.
17:55- Qeveria: S’kemi pranuar kërkesë zyrtare të Lajçakut për takim me Kurtin 
Qeveria e Kosovës për portalin rtv21.tv tha se nuk ka asnjë kërkesë për një takim mes të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lajçak mbrëmjen e 25 janarit pritet të qëndrojë në Prishtinë.
“Për agjendën e zotit Lajçak, ju lutemi që t’i drejtoheni ekipit të tij. Për takimet e kryeministrit Kurti me zotin Lajçak njoftoheni gjithmonë paraprakisht. Ne nuk kemi pranuar ndonjë kërkesë zyrtare nga Lajçak për takim me kryeministrin Kurti”, tha për Përparim Kryeziu për portalin rtv21.tv.
Për këtë vizitë të Lajçakut ende nuk ka detaje të hollësishme, por diplomatët në Bruksel pohojnë se edhe këtë vizitë duhet parë si vazhdim të përpjekjeve dinamike për të bindur palët që të pranojnë propozimin evropian për marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button