Lajçak nga Beogradi: Marrëveshjet duhet të zbatohen

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, duhet të zbatohet.
Në një postim në Twitter, Lajçak tha se këtu përfshihet edhe Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e arritur më 2011.
“Pata një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Vuçiq. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dialogut duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e vitit 2011 për Lirinë e Lëvizjes. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, shkroi Lajçak.
Lajçak dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shkuan në Beograd, pas vizitës në Kosovë. Rrugës për atje, emisarët takuan përfaqësuesit e serbëve në veri./21Media

Back to top button