Lajçak njofton eurodeputetët për dialogun, këta të fundit bëjnë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zhvilloi të martën takim me eurodeputetët e grupit të socialistëve dhe demokratëve. Lajçak njoftoi se me ta foli zhvillimeve të fundit në dialog si dhe Ballkanin Perëndimor.
“Jam mirënjohës për interesimin e tyre në rajon dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane”, shkroi Lajçak në Twitter.
Had a productive discussion with @TheProgressives about recent developments in the Dialogue and the Western Balkans in general. Grateful for their interest in the region and support of its European future. pic.twitter.com/KLJiYpEhpi
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 25, 2023
Në anën tjetër edhe grupi i socialistëve dhe demokratëve kanë njoftuar për takimin në Twitter duke thënë se diskutuan për dialogun Kosovë- Serbi para takimit të 2 majit.
“Ne bëjmë thirrje për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e grupit.
The war in Ukraine has serious consequences on the EU agri-food sector. We need short and long-term solutions to achieve strategic autonomy, while allowing our farmers to produce healthy and sustainable food. 🌾
Today’s vote in @EP_Agriculture on Food security shows the way 👇 pic.twitter.com/ks5cxnIxOY
— S&D Group (@TheProgressives) April 25, 2023
Takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb do të mbahet më 2 maj në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
Në takimin e 18 marsit në Ohër palët ranë dakord për aneksin e zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi./21Media