Lajçak pas takimit me Krasniqin: U pajtuam se duhet de-eskalim dhe kthim në dialog pa vonesa

(Lajm i përditësuar)


Lajçak pas takimit me Krasniqin: U pajtuam se duhet de-eskalim dhe kthim në dialog pa vonesa

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi  ka  folur rreth takimit që ka zhvilluar sot me liderin  e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Lajcak  tha se me Krasniqin ka pasur një bisedë të vlefshme lidhur me situtatën në veri.

Ai njoftoi se janë pajtuar në nevojnë për de-eskalim dhe rikthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa.

“Pati një shkëmbim të dobishëm pikëpamjesh me kreun e PDK-së, Memli Krasniqin   për gjendjen aktuale në veri të Kosovës. Ne jemi dakord për nevojën për të de-përshkallëzuar dhe për t’u kthyer në Dialog pa vonesë”, ka shkruar Lajcak.

Krasniqi taohet me Lajçakun: Të prapranueshme veprimet që na sjellin sanksione

Lideri i PDK-së, Memli Kransiqi është takuar sot me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-SerbiMiroslav Lajçak.

Krasniqi tha se me Lajçakun diskutuan për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me ç’rast i shpreha edhe një herë qëndrimet e mia në raport me to.

“Për PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë. PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj nteresin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovës.”, shkroi Krasniqi në Facebbok./21Media

Back to top button