Lajçak pas takimit në Bruksel: Do të vazhdojmë të hënën e ardhshme

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot gjatë ditës ka pritur në takim zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, si dhe përfaqësuesin serb, Petar Petkoviq, në Bruksel.
Gjatë ditës janë mbajtur edhe takime bilaterale të cilat kanë përfunduar me takimin e përbashkët të të tri palëve, i cili zgjati pothuajse katër orë.
Pas përfundimit të takimit Lajçak tha se nuk është arritur ndonjë marrëveshje, vetëm pajtueshmëria e palëve që të mbahet një tjetër takim ditën e hënë.
“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë dhe ndikimi i vendimit në operimet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët” ka shkruar Lajçak në “X”./21Media
Hosted the two Chief negotiators to discuss implementing the Agreement on the Path to Normalisation and other issues, incl. the impact of the decision on cash operations. We agreed to continue on this issue next Monday, while the Agreement will need to be addressed by the leaders pic.twitter.com/y6B6P42h0g
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 19, 2024