Lajçak për takimin me Vuçiq: Diskutim i vështirë, dhuna duhet të shmanget

Lajçak për takimin me Vuçiq: Diskutim i vështirë, dhuna duhet të shmanget

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklarua sot rreth takimit që zhvilloi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq mbrëmë.
Lajçak e cilësoi si të vështirë diskutimin me Vuçiqin si dhe apeloi që dhuna të shmanget.
“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por korrekt me presidentin Vuçiq. Mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet të shmanget. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbështeten dhe të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak në Twitter.
Të enjten e 3 nëntorit, drejtori rajonal i policisë në veri të Kosovës, Nenad Gjuriq, u pezullua nga puna, për shkak të, siç u tha, refuzimit për të zbatuar planin e Qeverisë për targat.
Ky vendim i institucioneve të Kosovës u dënua nga Beogradi zyrtar, ndërsa Lista Serbe – partia kryesore e serbëve të Kosovës – paralajmëroi braktisjen e institucioneve të Kosovës në veri./21Media

Back to top button