Lajçak: Presim që palët t’i përmbushin plotësisht detyrimet

Pas përfundimit të vizitës së pesëshes diplomatike në Kosovë dhe Serbi, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, tha se pret që nga të dyja palët të përmbushen detyrimet ndaj dialogut.

“Udhëtuam me Plotner, Escobar, Bone dhe Cattaneo për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbise. Ne theksuam se 24/9 [sulmi i Banjskës] duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, shkroi Lajçak në platformën X.

Lajçak i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë, kanë qëndruar sot paradite në Prishtinë ku kanë zhvillur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kurse në Beograd janë takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./21Media

 

Back to top button