Lajçak: Propozimin për shtyrjen e zbatimit të masës së reciprocitetit e bëri Borrell

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të masës së reciprocitetit për një muaj.
Në një postim në Twitter, Lajçak ka thënë se ky propozim ishte bërë nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ndërsa e ka falënderuar ambasadorn e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për mbështetje.
“E mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Josep Borrel për ta shtyrë për një muaj zbatimin e vendimit. BE pret që të gjitha barrikadat të hiqen menjëherë”, ka shkruar ndër tjera ai në Twitter./21Media


 

Back to top button