​Lajçak: Serbia ka tërhequr letrën e Brnabiq për marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit

(Lajm i përditësuar)


Lajçak: Jemi marrë vesh për një datë për takim

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak pas takimit në Qeveri, njoftoi se do të ketë edhe një takim në kuadër të dialogut, por nuk ka dashur ta bëjë të ditur datën.

“Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur”, ka thënë ai, për një takim mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak  u pyet se a është tërhequr letra që kryeministrja e atëhershme, Ana Bërnabiq, ia kishte dërguar dhtorin Bashkimit Evropian, letër në të cilën, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen n

Lajçak tha se letra është tërhequr, duke shtuar se ka deklarata kohë pas kohe që nuk po ndihmojnë në këtë drejtim.

“Jo, Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e obligueshme dhe po punojmë në zbatimin e saj. Asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe po diskutojmë me Kosovën dhe Serbinë se si ta përshpejtojmë zbatimin”, tha Lajçak.


Lajçak: Ura e Ibrit duhet të hapet por në koordinim me aleatët

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorin e Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, ka thënë se ura kryesori mbi lumin Ibër duhet të hapet, mirëpo në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët.

Lajçak e kualifikoi si urgjente zhbllokimin e impelementimit të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit.


Lajçak mbërrin në Qeveri

 Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka mbërritur në objektin e Qeverisë  mëngjesin e së premtes, raporton rtv21


Lajçak vjen sot në Prishtinë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

Kjo vizitë, siç ka deklaruar edhe vet Lajçaku javën e kaluar, ka për qëllim përgatitjen e një takimi në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak pas Prishtinës nuk do ta vizitojë Beogradin. Javën e kaluar, gjatë pjesëmarrjes në forumin për siguri, Globsec, emisari evropian u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka përsëritur thirrjet ndaj autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga hapat e njëanshëm dhe të pakoordinuar, që sipas bllokut mund të rrisin tensionet në veri të vendit.

Back to top button