Lajçak sot në Prishtinë, nesër në Beograd

 

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajcçk fillon sot një vizitë tre-ditore në Kosovë.

Pasi të vizitojë Kosovën, ai do të vizitojë Serbinë në 3 dhe 4 Mars, ndërsa do të vizitojë Malin e Zi më 4 dhe 5 Mars.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Lajçak do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe partive politike, si dhe me përfaqësues të Bashkimit Evropian./21Media

Back to top button