Lajçak sqarohet rreth hartës në zyrën e tij
Sot në media ka bërë bujë një hartë e vendosur në zyrën e të dërguarit të BE-së për dialgun me Serbinë, Miroslav Lajçak. Sipas raportimeve kjo hartë e paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë.
Mirëpo rreth kësaj ka reaguar sot Lajçak. Ai ka thënë se harta e vendrosur në zyrën e tij e ndan Kosovën nga Serbia.
“Ndërsa harta në zyrën time në ekranin e paqartë të intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime sot, unë po ndaj një foto të afërt të saj. Është një hartë zyrtare e BE e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu është linja që ndan Kosovën nga Serbia.”, ka shkruar Lajçak.
Harta është vërejtur kur emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi dha një intervistë nga Brukseli për Platformën European Western Balkans./21Media
As the map in my office in the blurred screenshot of my interview has caused some misperceptions today, I am sharing an actual close-up photo of it. It is an official EU map of the Western Balkans. Kosovo is there and so is the line separating Kosovo from Serbia. pic.twitter.com/VXFggOLmug
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021