Lajçak: Takimi i fundit me Kurtin dhe Vuçiqin ishte sfidues si kurrë më parë

I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurtit me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel e ka cilësuar sfidues si kurrë më parë.

Në një postim në Facebook, Lajçak, tha se në atë takim nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.

“Javën e kaluar, HRVP Borrell dhe unë pritëm presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Prishtinë-Beograd. Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë”, shkroi Lajçak.

Megjithatë, thekson se puna vazhdon, pasi të martën do të ketë takim me kryenegociatorët e dyja vendeve për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes./21Media

Back to top button